ShowBiz
27 October 2026
Jennifer Lopez viziton kafenenë e shqiptarit nga Kosova në Bronxville të SHBA-së

Këngëtarja dhe aktorja e njohur botërore, Jennifer Lopez, ka vizituar të dielën kafenenë “Coffee Unique”, që ndodhet në Bronxville, New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo kafene është në pronësi të gazetarit Adrian Kamberi, i cili prej vitesh është zhvendosur në SHBA.

Vizita e yllit amerikan në lokalin e shqiptarit nga Kosova është bërë e ditur përmes pamjeve filmike, ku shihet prania e saj në “Coffee Unique”

Vizita e saj në “Coffee Unique” është dokumentuar edhe me video, e cila sjell pamje nga qëndrimi i saj në kafenenë në pronësi të gazetarit shqiptar nga Kosova.

 

Jennifer Lopez është një nga figurat më të njohura të muzikës dhe filmit në botë. Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare, ajo ka arritur sukses ndërkombëtar si këngëtare, aktore dhe interpretuese, duke u bërë një nga emrat më të njohur të industrisë së argëtimit.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Largimi i Messi, Barcelona thyen heshtjen26 August 2020
Reagon BDI Dibër pas vendimit të Gjykatës Administrative25 October 2021
Aleanca për shqiptarët: Rruga Tetovë–Prizren nuk ka nisur, po shitet si projekt i kryer 7 April 2026