ShowBiz
29 October 2026
Si rrallëherë, Adrian Gaxha shfaqet krah bashkëshortes Sidorela, ndan momente të veçanta familjare

Adrian Gaxha ka qenë gjithmonë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, por kohët e fundit këngëtari duket se ka vendosur të ndajë pak më shumë nga përditshmëria e tij me ndjekësit.

Së fundmi, ai ka publikuar një kolazh fotografish nga një dasmë, ku mes momenteve të ndara ka spikatur edhe një fotografi krah bashkëshortes së tij, Sidorela Dautit.

Të buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, çifti ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht pasi Adriani nuk është nga ata personazhe që publikojnë shpesh fotografi me partneren.

Por kjo nuk është hera e vetme që artisti ka hapur dyert e jetës së tij private. Së fundmi, ai ka ndarë edhe momente të ëmbla me djalin e tij, duke na njohur me një anë tjetër të Adrianit, atë të babait.

Kujtojmë se ishte Prive By LS që raportoi për martesën e Adrianit me Sidorelën në shkurt të këtij viti, ndërsa në muajin maj dyshja u bënë prindër për herë të parë.

Duket se kjo periudhë e re në jetën e këngëtarit po shoqërohet edhe me një dëshirë më të madhe për t’i ndarë me publikun momentet e bukura familjare.



Të ndryshme
Më shumë
Rama komenton nga Vjena vendimin e Greqisë për shtrirjen detare28 August 2020
Leo surprizon Lela Seferin në studio pas ribashkimit18 October 2026
Çfarë surprizash pritet të sjellë edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova?26 October 2026