Nga Vendi
29 October 2026
Klekovski zbulon detaje për faturimin e dyfishtë të operacioneve të syve! Kërkon ndërprerjen e kontratës me institucionin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditura detajet e aksionit të sotëm në kuadër të hetimit për krim financiar në sektorin shëndetësor.

Sipas tij, janë konstatuar shkelje të ndryshme, ndërsa më e përhapura ka të bëjë me faturimin e dyfishtë të shërbimeve shëndetësore. Bëhet fjalë për operacione të syve, shpenzimet e të cilave fillimisht mbuloheshin nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ndërsa më pas pagesa kërkohej edhe nga vetë pacientët.

Klekovski tha se ishte iniciatori i hetimit, pasi institucioni shëndetësor në fjalë kishte përsëritur shkeljet për vite me radhë, pa u ndëshkuar në mënyrë adekuate.

“Bëhet fjalë për një institucion shëndetësor që ka pasur shkelje të përsëritura prej vitesh, pra, nuk ka ndodhur një herë, dy herë apo tri herë. Përkundrazi, ka pasur vazhdimisht përsëritje të shkeljeve të ngjashme, për të cilat nuk është ndëshkuar në mënyrë adekuate. Unë i propozova Komisionit për Kundërvajtje që të pranojë ndërprerjen e kontratës me atë institucion shëndetësor, për ta ndërprerë zinxhirin e pandëshkueshmërisë. Njëkohësisht, kërkova që MPB-ja, së bashku me Sektorin për Kontroll të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, i cili punoi intensivisht për t’i përfunduar të gjitha çështjet, të hapë një hetim. U përfshinë edhe të tjerë, përfshirë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Agjencinë e Barnave dhe institucione të tjera, në mënyrë që hetimi të përmbyllej nga të gjitha aspektet”, tha Klekovski.



Të ndryshme
Më shumë
3 viktima dhe 123 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni23 July 2020
Gostivari me 69 të vdekur nga coronavirusi gjatë muajit gusht10 September 2021
Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit11 July 2020