Nga Vendi
30 October 2026
Kërçovë, vijon cikli i takimeve të Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” me degët e BDI-së

Në kuadër të ciklit të takimeve të drejtpërdrejta me degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Degës së BDI-së në Kërçovë dhe kryetarin e saj, Arlind Sejdini.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedim i hapur, ku në fokus ishte diskutimi mbi format e bashkëpunimit, koordinimin e aktiviteteve dhe kontributin reciprok ndërmjet degës së BDI-së në Kërçovë dhe Qendrës Analitike Hulumtuese.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për intensifikimin e komunikimit, organizimin e trajnimeve dhe realizimin e takimeve të përbashkëta, me synimin e shkëmbimit të përvojave, ideve dhe njohurive në funksion të zhvillimit të kapaciteteve dhe punës së përbashkët.

Nga ana e saj, drejtoresha Geci shprehu mirënjohjen për pritjen dhe gatishmërinë e përfaqësuesve të degës për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe të bashkërendimit të aktiviteteve.

Më shumë bashkëbisedim, më shumë trajnime, më shumë bashkëpunim, drejt rezultateve dhe sukseseve të përbashkëta.



Të ndryshme
Më shumë
Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit, ja arsyeja, Serbia merr vendimin për takimin14 September 2021
Bytyqi akuzon Qeverinë: Ribalanci rrit deficitin dhe shkurton investimet zhvillimore 7 July 2026
Arrestohet një person nga Tetova, kapet me kokainë 7 July 2021