Nga Rajoni
31 October 2026
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke thënë se deklaratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk përputhen me realitetin e vlerësimeve të Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri, përmes një reagimi, ka thënë se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat, i paraqitur nga kjo qeveri, nuk ka marrë asnjë rrjedhë dhe nuk pritet të ketë zhvillim.

Ai ka theksuar se vlerësimet e përvitshme negative të Komisionit Evropian tregojnë për mungesë progresi në përmbushjen e kritereve për integrim evropian.

Tahiri ka përdorur edhe një krahasim për të ilustruar, sipas tij, mungesën e përmbushjes së kritereve evropiane, duke thënë se Kosova nuk mund të kërkojë anëtarësim në një klub, ndërkohë që çdo vit dështon t’i përmbushë kriteret e tij.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si dështim të politikës shtetërore të integrimit, duke paralajmëruar se integrimi evropian rrezikon të mbetet vetëm slogan politik.

Në fund të reagimit, Tahiri ka dhënë një vlerësim të ashpër për qeverinë, duke thënë se me këtë qeverisje, Kosova duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian si objektiv.



Të ndryshme
Më shumë
Mesazh prekës për studenten Bora Keçi, pedagogët kujtojnë përkushtimin e saj pas tragjedisë në Lezhë29 April 2026
Certifikatë të Kovid-19 gjatë hyrjes në Maqedoni, definohen detajet e kalimit në kufi24 August 2021
BE vlerëson Kosovën dhe kritikon Serbinë për ngecje në reforma18 March 2026