Nga Bota
1 November 2026
Polici merr flakë pas sulmit me molotovë, pamje nga protestat në Francë

Xhandarmëria Kombëtare e Francës ka deklaruar se gjatë protestave që po zhvillohen në vend po ushtrohet “dhunë e papranueshme” ndaj forcave të rendit.

Në një postim në rrjetin social X, policia ka publikuar një fotografi dhe një video ku shihet momenti kur këmba e një efektivi merr flakë, pasi një koktej molotovi u hodh në drejtim të tij në Paris.

 

Sipas autoriteteve franceze, efektivi ka pësuar djegie të rënda si pasojë e sulmit.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, kanë shkaktuar reagime të forta edhe në radhët e politikanëve francezë.

Jordan Bardella, president i partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (National Rally), e cilësoi mjetin ndezës si një armë “të krijuar për të vrarë”, duke kërkuar që autorët të dënohen me vite të gjata burgim.



Të ndryshme
Më shumë
Kemi shumë të presim nga Ylli Limani29 July 2020
Greqia e hapur për turistë, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut 1 July 2020
Më shumë se 20 raste të raportuara: Aksidente, arrestime dhe ngjarje të tjera në Maqedoninë e Veriut26 July 2026