Nga Rajoni
1 November 2026
Letra tjetër tronditëse e Arlindës, Osmani drejton kritika ndaj sistemit gjyqësor

Ish-presidentja dhe deputetja aktuale e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila para se të vritej kishte kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet e drejtësisë.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka vënë në pah fjalinë e Arlindës drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati: “Për ju është rutinë, për mua është jetë”.

Ajo e ka cilësuar këtë fjali si një aktakuzë të rëndë ndaj një sistemi që, sipas saj, kishte për detyrë ta mbronte gruan, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë.

“Një grua dhe një nënë nuk duhet të ketë nevojë të lutet për të drejtën për të jetuar. Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt”, ka shkruar Osmani

Deputetja ka kritikuar edhe sistemin gjyqësor, duke theksuar se deri më tani nuk janë ndërmarrë masa ndaj gjyqtarëve që, sipas saj, kanë treguar neglizhencë në trajtimin e rastit.

Reagimi i Osmanit vjen pasi sot është publikuar një letër tjetër e Arlinda Zekajt, e datës 7 shtator 2026, drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati, në të cilën ajo kërkonte caktimin e urdhrit mbrojtës dhe zgjidhjen e çështjes së kujdestarisë së fëmijës së saj.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa rasti ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e kërkesave të saj për mbrojtje. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Pse Irani po ndikon në rritjen e çmimit të naftës, sipas Trumpit?23 October 2026
Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave 9 September 2021
Presidenti amerikan donte ta riemërtonte Atlantikun në “Oqeani i Trumpit”, por refuzohet nga Google23 October 2026