ShowBiz
1 November 2026
Kush është i dashuri misterioz i Dolces, zbulohen detajet

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 prej muajsh po shijon një histori të re dashurie, të cilën fillimisht zgjodhi ta mbante larg syrit të publikut.

Pas disa fotografive misterioze, ku kujdesej të mos ia zbulonte fytyrën partnerit, Dolce më në fund e bëri këtë përmes disa pamjeve romantike.

Por kush është ai?

Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se i dashuri i Dolces është nga Kosova, por një pjesë të jetës së tij e ka kaluar në diasporë.

Sipas të njëjtave burime, dyshja po kalon një periudhë shumë të lumtur së bashku.

Dhe ndonëse Dolce tashmë ka vendosur ta ndajë publikisht një pjesë të romancës, identitetin e plotë të partnerit vazhdon ta mbajë larg vëmendjes.

Një gjë është e sigurt: dashurinë më nuk po e fsheh!



Të ndryshme
Më shumë
LSDM kërkon rritje të pagës minimale pas rritjes së shportës sindikale21 September 2026
Dashtevski për Listën Zgjedhore: Çdo qytetar ka të drejtë raportimi24 August 2021
Zjarr në Shkup, digjen zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Ministrisë së Ekologjisë 9 September 2020