Nga Vendi
20 August 2020
Talat Xhaferi sot zgjidhet kryetar i Kuvendit edhe për një mandat tjetër

Udhëheqësi i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që sot të konvokojë vazhdimin e seancës konstituive në të cilën duhet të zgjidhet kryetar i shtëpisë ligjdhënëse.

Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicionin qeveritar dhe për shumicën parlamentare, kryetar i përbërjes së re të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi i cili edhe deri tani ishte në këtë funksion.

Zgjedhjen e Xhaferit për sot e paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, në të cilën u konfirmua marrëveshja e koalicionit me LSDM-në dhe u njoftuan emrat e kandidatëve për ministra në qeverinë e re.

Pritet propozimi për zgjedhjen e Xhaferit spiker i kuvendit të dorëzohet në Parlament me nënshkrimin e 20 deputetëve.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me të paktën 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Me zgjedhjen e spikerit të Kuvendit, për herë të parë duhet të konfirmohet shumica e re parlamentare, të cilën e përbëjnë 62 deputetë – 46 të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, 15 të BDI-së dhe një PDSH-së.

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në ditët në vijim duhet të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re të cilën do ta udhëheqë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Zviceranët pritet t’i miratojnë me vota martesat LGBT dhe birësimet nga homoseksualët22 September 2021
Meta forcon kufizimet për adoleshentët në Facebook dhe Instagram10 January 2024
Albin Kurtit i kërkohet të raportojë në Kuvend pas takimit me Vuçiqin21 June 2021