Nga Vendi
2 November 2026
Jakup Huseini i VLEN-it uron Arkin Jahijin për fitoren në Bërvenicë: Komuna mbetet shtëpia jonë e përbashkët

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka uruar kundërkandidatin e tij nga AKI, Arkin Jahijin, për fitoren në zgjedhjet lokale.

Përmes një shkrimi, Huseini i ka uruar Jahijit sukses në përgjegjësinë e re për drejtimin e komunës, duke theksuar se tashmë gara zgjedhore ka përfunduar dhe qytetarët meritojnë qetësi e bashkëpunim.

“E uroj Arkin Jahiji për fitoren në zgjedhjet dhe i dëshiroj sukses në përgjegjësinë që merr për drejtimin e Komunës së Bërvenicës. Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini

Urimi i tij vjen pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetët me 92 vota miratojnë nevojën për ndryshime në Ligjin për arsim fillor në Maqedoni17 September 2020
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni deri më sot28 June 2021
Mickoski: Von der Leyen më këshilloi që Mucunski të kërkojë takim në Sofje për Korridorin 8 dhe dialogun 2 October 2026