ShowBiz
2 November 2026
Elijona reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Një moment mes banorëve të Big Brother VIP Kosova ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe ish-banoren e këtij formati, Elijona Binakaj.

Gjithçka nisi gjatë një bisede mes Sharrit dhe Anjezës, ku u përmend emri i Elijonës.

Në atë moment, Sharri vendosi ta përshëndeste ish-banoren, ndërsa Anjeza, e cila ishte pranë tij, nuk iu bashkua këtij veprimi.

 

Foto: Screenshot/TikTok

E pyetur nga Sharri se përse nuk po e përshëndeste, Anjeza bëri të qartë se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë.

Arsyeja, sipas saj, ishte se Elijona e kishte hequr nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale, duke iu referuar veprimit 'unfollow'.

Kjo deklaratë nuk mbeti vetëm brenda mureve të shtëpisë, pasi edhe vetë Elijona reagoi përmes një postimi në TikTok.

Ish-banorja zgjodhi ta përcillte reagimin me një emoji duke qeshur dhe një GIF ironik nga seriali i njohur “The Office”, duke lënë të kuptohet se situata i kishte shkaktuar më shumë të qeshura se sa ndonjë shqetësim. 



Të ndryshme
Më shumë
Radhë në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bllacë27 June 2020
MPPS Maqedoni: Gati 60 përqind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve janë vaksinuar 5 August 2021
Mickoski kritikon gjyqtarët pas reagimit të Jankulloskës për procesin në Strasburg24 November 2025