Nga Bota
2 November 2026
Alarm në Gjermani, hakerët shënjestrojnë telefonat e deputetëve dhe ministrave

Deputetët e Bundestagut dhe anëtarë të qeverisë federale gjermane kanë marrë paralajmërime nga Apple se telefonat e tyre iPhone mund të jenë shënjestruar nga programe të sofistikuara spiunazhi.

Lajmin e konfirmoi ministri gjerman për Çështjet Digjitale, Karsten Wildberger, duke bërë të ditur se Apple kishte zbuluar sulme të mundshme me të ashtuquajturin “mercenary spyware”.

Sipas Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), paralajmërimet kanë filluar të dërgohen më 29 tetor.

Autoritetet u kanë rekomanduar personave të prekur që, si masë paraprake, t'i konsiderojnë telefonat e tyre si të komprometuar, pasi ende nuk dihet nëse sulmet kanë qenë të suksesshme.

Spyware të tilla mund t'u japin sulmuesve qasje në mesazhe, telefonata, kontakte dhe të dhëna të vendndodhjes.

Në raste të caktuara, ato mund të aktivizojnë edhe kamerën dhe mikrofonin e pajisjes.

Ministri Wildberger tha se BSI kishte reaguar me shpejtësi dhe kishte njoftuar personat e prekur për masat që duhet të ndërmarrin.

Megjithatë, autoritetet gjermane dhe Apple ende nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas sulmit dhe sa persona janë shënjestruar.



Të ndryshme
Më shumë
Tërmeti që u ndje në Maqedoni, epiqendrën e ka pasur në Viti të Kosovës 2 August 2021
Zyrtare: Real Madridi konfirmon shitjen e Achraf Hakimit te Interi 2 July 2020
Gazetari shqiptar publikon fotografinë, Hati e buzëqeshur pranë Ergys Agasit30 September 2026