Nga Vendi
3 November 2026
Arta Bilalli: Kur ka hy BDI në pushtet, administrata ka qenë me 2% dhe në fund e ka lënë me 23% dhe me kryeministër shqiptar

Eksodi i popullsisë nga Maqedonia e Veriut ka ngjallur debat në ClickPlus në TV21.

Blerim Sejdiu akuzoi Arta Bilalli-Zendelin se gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së, nuk është realizuar asnjë pikë e programit të premtuar, ndërkaq akuzoi edhe për eksod të 70% të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut.

Zendeli iu përgjigj duke i propozuar që t’i kthejë VLEN-i.

Blerim Sejdiu: Ti, për në program mund të flasësh për BDI-në që nuk e ka realizuar në asnjë mandat qeveritar, prej vitit 2002. Ne e dimë që BDI asnjë pikë të asnjë programi nuk ka realizuar. Ne jemi ndryshe. Çfarë ka bë BDI-ja?
Bilalli-Zendeli: Kur ka hy (BDI) në pushtet, administrata ka qenë me 2% dhe në fund e ka lënë me 23% dhe me kryeministër shqiptar.
Sejdiu: Kemi 70% eksod të shqiptarëve nga Maqedonia.
Bilalli-Zendeli: Bujrum, ju ktheni.
Blerim Sejdiu: Ju i keni përzënë e t’i kthejmë ne? Ne t’i kthejmë? Tani thua ne t’i kthejmë?



Të ndryshme
Më shumë
Janevska: Duhet të ketë barazim të racionit studentor me inflacionin 5 September 2025
Lirohet ish luftëtari i UÇK/ Kosova kërkon të rishikohen listat e Interpol nga Serbia 2 August 2020
Digjen ambientet e “Dritare Tv”, reagon drejtuesja Rudina Xhunga23 October 2026