Nga Bota
3 November 2026
Itali: 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën

Një rast tragjik brenda familjes ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

Siç raportohet, një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre familjare në rrugën Tagliata, në qytetin e Chiari-t, në provincën e Brescias.

Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur, raporton Top Channel.

Sipas mediave italiane, djali është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.



Të ndryshme
Më shumë
U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24-vjeçarja në Durrës 7 July 2021
Kadrijaj: Albin Kurti e ka bërë Kosovën, shtet tallava 9 September 2026
Çmimet në Gjermani, kroati që jeton atje tregon se sa para i harxhon për një muaj 5 August 2021