ShowBiz
22 August 2020
Pritjes së ëmbël i vjen fundi, Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Olta Gixhari është bërë për herë të parë nënë. Aktorja shqiptare ka sjellë në jetë një djalë mbrëmjen e ditës së premte.

Lajmin e bukur e ka dhënë Olta përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në “Instagram” foton e disa trëndafilave të bardhë shoqëruar me datën e lindjes së vogëlushit. Gixhari nuk ka dhënë detaje të tjera për shëndetin apo emrin e djalit, por me siguri ditë më vonë ajo do të tregojë vetë gjithçka.

Prej kohësh Olta Gixhari është zhvendosur në Spanjë, vend në të cilin po jeton së bashku me partnerin e saj. Deri më sot ajo e ka mbajtur të fshehtë identitetin e bashkëshortit, pasi është shprehur se atij nuk i pëlqen që të bëhet pjesë e jetës publike.



Të ndryshme
Më shumë
Irani kërcënon të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 për shkak të sigurisë në SHBA 7 April 2026
Avokati i Popullit: Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së30 October 2026
Gjyqi i Erion Veliajt shtyhet për shkak të bojkotit, gjykata gjobit avokatët13 October 2026