Nga Rajoni
4 November 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka konfirmuar se ky institucion ka pranuar  dosjen që lidhet me dyshimet për mosveprime dhe neglizhencë të mundshme nga zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë në rastin e Arlinda Zekajt.

Paca ka bërë të ditur se dosja është pranuar për shqyrtim dhe se Prokuroria Speciale do të trajtojë përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të përfshirë.

“Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar në shqyrtim dosjen nën dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve që eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimeve të tyre, që ka ardhur deri te neglizhenca”, deklaroi Paca.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se pjesa tjetër e rastit është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore.



Të ndryshme
Më shumë
Janevska: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e reformave të mëparshme 9 September 2026
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-1919 December 2020
Zgjatimet e qerpikëve mund të dëmtojnë qepallat dhe sipërfaqen e syrit: Çfarë duhet ditur28 September 2026