ShowBiz
5 November 2026
U bë nënë në moshë të re, zbulohet historia e panjohur e banores së BBVK 5

Big Brother VIP Kosova ka nisur fuqishëm! Debate, përplasje, diskutime dhe afrime mes banorëve po sjellin dinamika që në ditët e para.

E një ndër emrat që po bie në sy është Behare Maksutaj! Me prejardhje nga Deçani dhe prej vitesh me jetë në Zvicër, Behare nuk është e panjohur për publikun.

Në vitin 2020, ajo fitoi titullin “Miss Shqiptarja në Botë”, si edhe atë “Miss Eleganca”.

Por, përtej bukurisë dhe modelingut, ka një detaj që ndoshta nuk e keni ditur!

Behare është nënë e dy fëmijëve, një djali 11-vjeçar dhe një vajze!

Në një intervistë të mëhershme, ajo kishte treguar se ishte bërë nënë në moshë të re dhe për një kohë e kishte lënë mënjanë ëndrrën e modelingut. Përveç modës, pasion ka edhe sportin dhe leximin.

Por, Behare nuk po merr vëmendje vetëm për jetën jashtë shtëpisë. Ajo është përfshirë në disa situata dhe diskutime brenda Big Brother-it, ndërsa raporti i saj me Fuegon po tërheq gjithashtu vëmendje.

Madje, duket se mes tyre po krijohet një afërsi dhe një lloj grupimi, diçka që ka nxitur diskutime edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mbrëmë dyshja u zgjodhën “Miss dhe Mister VIP Kosova”, me votat e banorëve!

Megjithatë, loja sapo ka filluar dhe mbetet të shihet se çfarë roli do të ketë Behare në vazhdim të këtij edicioni.

Po juve, si ju duket Behare deri tani? A mendoni se do të jetë një nga protagonistet kryesore të këtij Big Brother-i?



Të ndryshme
Më shumë
Oriola përsëri në qendër të vëmendjes më kostumin transparent të larjes20 July 2020
Ulen rastet e reja nga koronavirusi, publikohen të dhënat e 24 orëve të fundit nga Italia14 September 2020
Hasani: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile 9 September 2021