Nga Rajoni
7 November 2026
Çitaku për takimin rreth apelit në Hagë: Jemi pajtuar që diskutimet të mbeten konfidenciale - duhet të flasë puna, jo deklaratat

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë pajtuar që diskutimet të mbeten konfidenciale.

Çitaku tha se fokusi duhet të jetë te puna konkrete dhe jo te deklaratat publike, derisa takimi i grupit punues po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, disa jo për publik”, tha Çitaku, raporton kp.

Grupi punues, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është themeluar për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të partive parlamentare, përfshirë Vlora Çitakun nga PDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriun nga LDK-ja, Bekë Berishën nga AAK-ja dhe Adnan Rrustemin nga Lëvizja Vetëvendosje.



Të ndryshme
Më shumë
Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen, reagon kompozitori... 1 October 2026
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve: Një i arrestuar në Shkup dhe një në Manastir18 January 2026
Ariana Fejzullahu shfaqet krah vjehrrës dhe kunatës27 October 2026