Nga Rajoni
7 November 2026
Ambasadorja e Brazilit në Beograd: Nuk do ta ndryshojmë qëndrimin dhe nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Ambasadorja e Brazilit në Beograd, Maria Clara de Abreu Rada, ka deklaruar se qëndrimi i shtetit të saj ndaj Republikës së Kosovës mbetet i pandryshuar dhe se Brazili nuk do ta njohë pavarësinë e saj.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ambasadorja ka theksuar se Brazili mbështet një zgjidhje të arritur përmes negociatave, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Brazili mbështet një zgjidhje të arritur përmes negociatave, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar ajo, shkruan N1.



Të ndryshme
Më shumë
Kroacia i dorëzon një dokument shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me tetë kushtet për anëtarësimin e Malit të Zi në BE15 October 2026
Mickoski: Rritja e PBB-së është tregues se ekonomia po shkon mirë, për vendin është arritje e madhe 6 December 2025
Petrit Malaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, urë lidhëse mes dy vendeve 9 October 2026