ShowBiz
7 November 2026
Nëntë vite pas ‘Kara Sevda’, Zeynep dhe Emir shfaqen sërish bashkë

Dy aktorët e njohur turq, Hazal Filiz Küçükköse dhe Kaan Urgancıoğlu, të cilët rrëmbyen zemrat e publikut me rolet e tyre në serialin e famshëm “Kara Sevda” (Dashuri e Pafund), janë shfaqur sërish bashkë pas shumë vitesh.

Aktorët, të njohur për publikun shqiptar si Zeynep dhe Emir, janë shfaqur së bashku në një fotografi që ka rikthyer nostalgjinë te adhuruesit e serialit.

Të dy aktorët ishin gjithashtu të pranishëm në festimet për 10-vjetorin e Netflix në Turqi, ku morën pjesë emra të shumtë të njohur të kinematografisë turke.

Fotografia e përbashkët është shpërndarë nga aktorja në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje dy personazhet dhe historinë e tyre të ndërlikuar në serial.

Kujtojmë se “Kara Sevda” ishte një nga serialet më të suksesshme turke, i cili pati jehonë të madhe edhe te publiku shqiptar.

Ndonëse kanë kaluar vite nga përfundimi i serialit, duket se Zeynep dhe Emir vazhdojnë të mbeten ndër personazhet që publiku i kujton me nostalgji.

Nëntë vite pas ‘Kara Sevda’, Zeynep dhe Emir shfaqen sërish bashkë



Të ndryshme
Më shumë
Tayna shfaqet krah Black Coffee dhe Mahmut Orhan në Ibiza26 September 2026
Kosova triumfon në Bratisllavë 4-3 ndaj Sllovakisë, finalja pranë26 March 2026
Kaos në Tiranë: Mbi tetë orë “luftë” mes protestuesve dhe policisë, 23 të arrestuar14 October 2026