Qytetarja e moshuar u kontaktua me telefon nga dikush që pretendonte të ishte nga banka e saj. Ajo u udhëzua të tërhiqte para në dorë për shkak të një gabimi në llogarinë e saj
Një grua 85-vjeçare nga Lucerni ra viktimë e një mashtrimi gjatë muajit në tetor. Ajo i dorëzoi plot tri herë nga dhjetëra mijëra franga zvicerane një burri që u paraqit si punonjës banke, transmeton albinfo.ch. Policia ishte e pranishme gjatë dorëzimit të katërt.
Siç njoftoi policia e Lucernit të premten, qytetarja e moshuar dyshohet se u kontaktua me telefon nga dikush që pretendonte të ishte nga banka e saj. Ajo u udhëzua të tërhiqte para në dorë për shkak të një gabimi në llogarinë e saj, shpjegoi burri që u paraqit si punonjës banke, shkruan Keystone&SDA.
Më pas, midis 21 dhe 23 tetorit, gruaja i dorëzoi një total prej 75,000 frangash zvicerane para në dorë një korrieri në shtëpinë e saj në tre raste të ndryshme./Albinfo.ch/