Nga Rajoni
7 November 2026
Zv.ministri i Jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës: Pritet të ketë kapacitet për 14 mijë persona

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.

Ai është informuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për projektin, i cili parashihet të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet për rreth 14 mijë persona.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet:

“Zëvendësministri H. Ali Özel, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, vizitoi vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e cila synon të përmbushë nevojat fetare të të gjithë komunitetit mysliman në vend.

Zëvendësministri Özel u informua nga Bashkësia Islame e Kosovës për projektin, i cili planifikohet të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet prej rreth 14 mijë personash.”

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Dosja për kanosje e ish-burrit të Arlinda Zekajt: Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime26 October 2026
Maqedonia sot kremton dy Ilindenët, krerët shtetërorë me mesazhe pajtimi 2 August 2020
“Nuk e di si e mban toka këtë padrejtësi” - reagime të forta nga të famshmit shqiptarë pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së16 September 2026