Sport
23 August 2020
Momenti kur Povetkin bëri njërin ka rikthimet më të mëdha dhe mposhti Whyte me një nokaut brilant

Alexander Povetkin mposhti me një rikthim të çmendur Dillian Whyte duke ia dhënë një nokaut të rrallë.  

Whyte, i cili ka qenë kampion i përkohshëm i WBC për më shumë se 1.000 ditë, shpresoi se fitorja ndaj Povetkin më në fund do t’ia jepte atij titullin botëror.

 

Megjithatë, asgjë nuk shkoi sipas planit edhe pse 32-vjeçari u tregua i fortë kundër veteranit Povetkin në fillim të meçit.

 

 

Britaniku bëri përparimin kundër yllit 40-vjeçar rus kur e rrëzoi atë dy herë në raundin e katërt.

Por, Povetkin atëherë bëri të pa mendueshmen në të pestin duke rikthyer ndeshjen në favor dhe duke e fituar atë.

 

Povetkin dha një nokaut të rrallë duke e rrëzuar në tokë britanikun dhe duke fituar meçin me vendim të gjyqtarit.

Fitorja e Povetkin tani e ka vendosur atë në rresht për tu përballur me fituesin e ndeshjes mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder për kampionin e WBC. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Historiani Gjorgjiev jep dorëheqje nga Komisioni i Historisë me Bullgarinë22 October 2021
Ja disa fakte që nuk i keni ditur për përtypjen çamçakëzit15 May 2020
“E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të reflektojë çdo prind 3 August 2021