Nga Vendi
8 November 2026
Në Shkup u protestua për vrasjen e Biljana Kiriq, u kërkuan ndryshime ligjore për mbrojtjen nga dhuna

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri i saj.

Protestuesit kërkuan sanksione konkrete për dështimet institucionale, ndryshime urgjente ligjore për mbrojtjen nga dhuna, si dhe shkarkimin e zyrtarëve që me qëndrimet e tyre publike arsyetojnë ose normalizojnë dhunën ndaj grave.

„Për të gjitha dështimet kërkojmë emra, përgjegjësi dhe sanksione. Kërkojmë dorëzimin dhe miratimin urgjent të ndryshimeve ligjore për mbrojtjen nga dhuna“, deklaroi pjesëmarrësja në protestë.

Ajo paralajmëroi se lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk mund të jetë e suksesshme nëse njëkohësisht pengohet njohja dhe trajtimi i saj në shoqëri dhe në institucione.

„Nuk mund të luftojmë kundër dhunës me bazë gjinore nëse njëkohësisht e minojmë njohjen e saj. Të shkarkohen ata që bëjnë thirrje për kontroll ndaj grave, arsyetojnë dhunën ose e normalizojnë atë“, theksoi ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Danillovski: Pritet rritje e infektimeve me coronavirus 8 July 2021
Filipçe: Arifhikmeti Deari nga Tetova është mjekui i parë që ka humbur jetën nga Covid 5 July 2020
Rriten çmimet e naftës pas sulmit ndaj një fushe nafte në Arabinë Saudite22 October 2026