Nga Rajoni
8 November 2026
“Nuk dua t’i hyj askujt në hak”, gjesti i taksistit kosovar që e mahniti turken: Ja pse zgjodha Kosovën për të jetuar

Një turke e cila ka zgjedhur Kosovën për të qëndruar, e që në rrjetet sociale njihet me emrin Yagmur inbalkans, ka treguar arsyen e saj se përse e ka bërë këtë zgjedhje.

Yagmur është mahnitur nga një veprim që e ka bërë një taksist në Kosovë, i cili, sipas saj, ka ngatërruar rrugën në kohën kur turken e kishte klienten dhe e ka ndalë taksimetrin, në mënyrë që mos t’i marrë më shumë asaj para, për shkak të gabimit që e ka bërë.

“Për të gjithë që më keni pyetur se përse e kam zgjedh Kosovën. Një ditë kur mora një taksi për t’u kthyer në shtëpi, taksisti ngatërroi rrugën dhe ndaloi taksimetrin. Edhe pse i thash nuk ka problem, ai më tha se nuk preferon të u hyjë njerëzve në hak dhe se ushqehet hallall. “Nuk dua ta mashtroj askënd” tha ndër tjera burri. Prandaj e zgjodha Kosovën” përfundoi fjalinë Yagmur.



Të ndryshme
Më shumë
Sllatina nderon dëshmorin Burim Huseini 1 August 2020
28-vjeçarja vjedh një kontejner me thasë të mbushur me para, autoritetet gjermane në kërkim të saj që nga maji 6 July 2021
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës 7 October 2026