Nga Vendi
9 November 2026
Pammer: BE do të reagojë nëse Bullgaria e përdor protokollin për bllokim të Maqedonisë

Askush përveç Bullgarisë nuk ka pretenduar se protokolli i dytë është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nëse Sofja zyrtare përpiqet ta përdorë dokumentin për të ushtruar presion në negociata, vendet anëtare të BE-së do të reagojnë dhe do ta informojnë Bullgarinë se Protokolli nuk është pjesë e procesit të negociatave, thotë Martin Pammer, ambasadori austriak në vend, në një intervistë për emisionin "Europat" në "TV 24".

Austria ka qenë një nga mbështetëset më të forta të rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së për vite me radhë, por a mund ta zgjidhë Vjena nyjen diplomatike midis Shkupit, Sofjes dhe Brukselit dhe ta shndërrojë mbështetjen politike në një veprim konkret?

Pammer tha se Vjena dhe Austria kanë një rol tradicional si vend për dialog dhe ndërmjetësim, por përfshirja e një pale të tretë në proces kërkon pëlqimin e të dyja palëve, Shkupit dhe Sofjes.

Ai theksoi se aktualisht nuk ka një pamje të qartë nëse ekziston një pëlqim i tillë, por Austria do të ishte e gatshme të përfshihej nëse të gjitha palët e interesuara e dëshirojnë këtë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Vizitorët e huaj në Maqedoni më shumë ankohen për infrastrukturën rrugore dhe higjienën në vendet publike27 July 2020
Sa bëhen nervoz njerëzit në Maqedoninë e Veriut28 June 2021
205 të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit, 6 viktima dhe 336 të shëruar10 July 2020