ShowBiz
10 November 2026
Reagimi i Jonës pasi sheh mesazhet e vjetra të Doresës që u publikuan nga familjarët e saj

Në Prime-n e së hënës në Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqi, është përballur me publikimin e disa mesazheve dhe deklaratave të vjetra që influencuesja Doresa dyshohet se kishte bërë për të vite më parë.

Bëhet fjalë për disa ‘screenshot’-e të publikuara në Instagram nga familjarët e Jonës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Gjatë spektaklit, Jonës iu prezantuan postimet dhe komentet që pretendohet se Doresa kishte bërë në rrjetet sociale, ku shfaqeshin deklarata fyese dhe ofenduese ndaj saj.

Banorja pati mundësinë t'i shihte nga afër të gjitha këto materiale, të cilat familjarët e saj i kishin bërë publike për të treguar edhe anën tjetër të historisë mes dy vajzave.

Publikimi i këtyre mesazheve vjen pas përballjes së tyre në Prime-n e kaluar, ku Doresa e akuzoi Jonën për bullizim dhe për përjetimet e rënda që, sipas saj, kishte kaluar vite më parë.

Nga ana tjetër, Jona kishte kundërshtuar një pjesë të akuzave, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë e përfshirë në situata të ngjashme me Doresën.

Familjarët e banores, përmes këtyre postimeve kanë dashur të paraqesin një tjetër dimension të konfliktit, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e dyshuara të Doresës nga e kaluara. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje16 November 2026
Çmimi i qumështit, Kosova, pastrimi i parave, çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga data 1 tetor?26 September 2026
Ky është Mario Novak mashkulli trans që duket identik si Kida 7 September 2021