Nga Rajoni
10 November 2026
Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Nëse nuk jeni të kënaqur me aktgjykimin, bëni përpjekje për apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për Gjykatën Speciale në Hagë gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, ku ka dhënë një mesazh lidhur me drejtësinë ndërkombëtare dhe mundësinë e ankesës ndaj vendimeve gjyqësore.

Gjatë panelit “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, Kurti është pyetur nga një pjesëmarrës në publik për këtë çështje.

Në përgjigjen e tij, kryeministri ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive ligjore për ankimim, duke bërë thirrje që të mos ndalet besimi në të vërtetën dhe përpjekja për drejtësi.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin, bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për apel dhe asnjëherë mos ndaloni së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka deklaruar Kurti.

Kjo përgjigje u dha në kuadër të diskutimit për rindërtimin e shoqërive pas luftërave dhe rëndësinë e drejtësisë tranzicionale në sigurimin e paqes afatgjatë.

Në të njëjtin panel, Kurti foli edhe për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nevojën për drejtësi për viktimat dhe rehabilitimin e tyre. 



Të ndryshme
Më shumë
Zaev premton shkollë të re për nxënësit shqiptarë të Çashkës 7 September 2020
Bejta befason që në mëngjesin e parë në BBVK 5, futet edhe në dush me syze dielli31 October 2026
“Jom shku të hoxha, m’ka këndu Kuran”, Fifi tregon si e kaloi depresionin27 October 2021