Nga Rajoni
11 November 2026
Çitaku: Ligji për Specialen kthehet në Kuvend më së largu të hënën dhe do të kalojë

Ligji i ri për Specialen, i cili u hartua nga një grup ekspertësh të PDK-së, e i cili kaloi në Kuvend, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula.

U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se i njëjti do të kthehet në Kuvend më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.

“Sot mund ta them me siguri të plotë se brenda pak ditësh, Ligji do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare, dhe ligji do të kalojë – me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit. Kjo është arritur këto dy-tri ditët e fundit, por kanë qenë takime e negociata që kanë zgjatur me ditë”, theksoi Çitaku.

Për ndryshimin e Ligjit, ajo tha se “është punë në proces e sipër, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu”.

“Po kërkoj edhe pak ditë. Është vetëm edhe pak ditë mirëbesim. Më së largu deri ditën e hënë”, potencoi Çitaku në Klan Kosova.

Ndonëse nuk deshi të japë detaje mbi përmbajtjen e Ligjit të ri, ajo theksoi se as thelbi, as qëllimi i ligjit – as nuk preket e as ndryshohet.



Të ndryshme
Më shumë
Dokumentari izraelit "NAZA" mbërrin në kinematë amerikane, filmi rihap debatin për Gazën 6 October 2026
VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar21 October 2026
Prej të enjten Maqedonia vendoset në kategorinë e dytë për udhëtim në Qipro 6 July 2021