ShowBiz
11 November 2026
Monika Kryemadhi, mbështetësja më e madhe e nuses së saj, këngëtares Kanita Suma

Monika Kryemadhi duket se është një nga mbështetëset më të mëdha të këngëtares Kanita.

Artistja nga Shkupi ka ndarë së fundmi një fragment nga projekti i saj më i ri muzikor, por vëmendjen e ka marrë edhe një reagim i veçantë nga vjehrra e saj e ardhshme.

Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin, e cila ka shpërndarë në Instagram Story publikimin e Kanitës, duke i dhënë kështu një mbështetje publike artistes.

Një gjest i vogël, por domethënës, që tregon edhe një herë raportin e mirë mes tyre.

Prej kohësh, Kanita është në një lidhje me Besar Metën, djalin e ish-Presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit.

Edhe pse këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, romanca e tyre nuk ka kaluar pa u komentuar.

Monika Kryemadhi, mbështetësja më e madhe e nuses së saj! Kanita merr aprovimin e vjehrrës për projektin e ri

Madje, ka qenë vetë Monika Kryemadhi ajo që ka dhënë më herët sinjalet e para për lidhjen e të birit.

Gjatë një bisede në një panel, ajo zbuloi se partnerja e Besarit ishte një artiste nga Shkupi, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një marrëdhënie serioze.

Monika ka folur edhe me superlativa për zgjedhjen e të birit, ndërsa duket se Kanita ka krijuar një marrëdhënie të afërt me familjen e tij.

Çifti, sipas raportimeve të mëparshme, e ndan jetën mes Tiranës dhe Shkupit.

Ndërsa Kanita vijon angazhimet e saj muzikore, këtë herë ka marrë edhe një përkrahje publike nga një prej njerëzve më të afërt të partnerit të saj.



Të ndryshme
Më shumë
604 raste të abuzimit seksual të fëmijëve në 6 vite në Maqedoni, Avokati i Popullit ngre alarm29 April 2026
“Nata kur takova dashurinë e jetës time”/ Ana kujton takimin e parë me Kevinin18 October 2026
Bullgaria nuk bën lëshime për Maqedoninë e Veriut, BE nuk dëshiron ndarje nga Shqipëria22 June 2021