ShowBiz
12 November 2026
Vajza e Violeta Kukajt, Njomza bëhet nënë për herë të dytë! Zbulon emrin unik të djalit të porsalindur

Këngëtarja Njomza Retkoceri, vajza e artistes së njohur Violeta Kukaj, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Njomza përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi të ëmbla familjare, duke prezantuar edhe anëtarin më të ri të familjes.

“Nga 3 në 4…”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke zbuluar se familja e tyre tashmë është zgjeruar.

Njomza ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nart.

Në njërën prej fotografive, këngëtarja shihet pranë bashkëshortit të saj, teksa të dy përqafojnë dhe puthin foshnjën. Ndërkaq, në një tjetër imazh ka ndarë buqeta me lule dhe dhurata të marra me rastin e lindjes.

Kujtojmë se Njomza është gjithashtu nënë e një djali tjetër, Mat, i cili tashmë është bërë vëlla i madh.

Me ardhjen në jetë të Nartit, familja e këngëtares tashmë numëron katër anëtarë.



Të ndryshme
Më shumë
Veprimet ligjore ndaj Gjykatës Speciale pritet të nisin javën e ardhshme19 September 2026
Mbeten të larta edhe për këtë javë, nuk ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni25 October 2021
15 gjoba për ushqim të pasigurt pranë shkollave16 November 2025