Nga Vendi
12 November 2026
Arbër Ademi: Alta Banka u soll në Maqedoni nga qeveria aktuale

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha se ajo është sjellë në Maqedoni nga qeveria aktuale.

Ai theksoi se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e kanë mbrojtur shtetin nga kjo bankë. Ai tha se BDI do të ngrejë padi penale ndaj atyre që kanë shpifur në lidhje me këtë bankë.

"Qeveria e tanishme u përpoq të lidh BDI-në dhe Qeverinë e kaluar me ardhjen e Alta Bankës. Në vitin 2023 Qeveria e atëhershme nuk ka marrë asnjë vendim që t'i hapte rrugë Alta Bankës në Maqedoni. Qeveria e atëhershme reagoi më 24 tetor 2023, e angazhoi Avokatin e Shtetit që të mbrojë interesat shtetërore në Serbi".

"Alta Banka hyri në sistemin bankar të vendit në vitin 2025 nën këtë Qeveri. Të gjitha lejet për Alta Bankën janë dhënë nga institucionet që sot udhëhiqen nga kjo Qeveri", tha Ademi.



Të ndryshme
Më shumë
Flet Ylli i grupit “Aurora” pasi miku i tij tha se është i dërguar i Zotit: Nazi u keqkuptua, foli në aspektin njerëzor 6 July 2021
Arta Bajrami nuk njihet nga e kaluara 3 August 2021
Izet Mexhiti pas shpalljes së fitores në Çair: Kjo nuk është fitore personale, është fitore e gjithë shqiptarëve19 October 2025