Nga Vendi
25 August 2020
Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar më lehtë në aksidentin që ndodhi pasdite rreth orës 16 në autostradën Tetovë – Shkup, informojnë nga policia e Tetovës.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradës disa kilometra nga pika pagesore Zhelinë, ndërsa në të cilën kanë marrë pjesë dy automjete të pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit dhe “mercedes” me regjistrim nga Gjermania. Gjatë përplasjes janë lënduar dy persona një bashkëudhëtare në “golf” dhe një bashkëudhëtar i “mercedesit”. Personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar për mjekim shtëpie, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Operacion i gjerë policor në disa qytete, në shënjestër grupet e trafikut të drogës 7 April 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare humoristi i njohur vlonjat, Mane Lumani 1 March 2026
Ish e dashura e Ronaldos, e “djeg” rrjetin me këto foto29 September 2021