ShowBiz
13 November 2026
“Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi”, kujt po i drejtohet Mozzik?

Reperi i njohur, Mozzik, ka tërhequr vëmendjen me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë pasi u pa në ambientet e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, artisti ka publikuar një mesazh fetar në Instastory.

“Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes saj dhe Allahut nuk ka pengesë”, thuhet në citatin e publikuar nga ai, i atribuuar Sahih el-Buharit.

Megjithatë, Mozzik nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me domethënien e këtij mesazhi, duke lënë të hapur pyetjen nëse publikimi ka ndonjë lidhje me zhvillimet e fundit në jetën e tij.

“Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi”, kujt po i drejtohet Mozzik?



Të ndryshme
Më shumë
“Ju lutem ndaloni, po më dëmtoni”, Ola reagon ashpër për veprimet ndaj saj12 November 2026
Nga Beogradi në Tiranë: Çka i tha Merkel Vuçiqit për Kosovën?14 September 2021
Zekolli me apel drejtuar LSDM-së për Zaevin: Anuloni budallallëkun para se t’ju tërheq në një pus!30 June 2020