ShowBiz
13 November 2026
Udhëtimi luksoz në Serbi përplas influenceret kosovare, shpërthen debati në rrjet

Një udhëtim luksoz i organizuar nga një brend i njohur ndërkombëtar ka shkaktuar reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale.

Pjesëmarrja e influencereve nga Kosova në udhëtime të organizuara nga brende ndërkombëtare në Serbi nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Në qendër të vëmendjes janë vënë Peoma Rudi dhe Aulona Beselica, të cilat kanë udhëtuar drejt Serbisë në kuadër të një aktiviteti promovues.

Diskutimi mori vëmendje pas një postimi të influencueses Dora Kryeziu, e cila ngriti pikëpyetje për këtë zgjedhje, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj. Por debati mori një tjetër drejtim kur reagoi Aulona Beselica, e cila sqaroi se udhëtimi nuk ishte organizuar nga një kompani serbe.

Sipas saj, kompania organizuese e ka bazën në Kroaci, ndërsa Serbia ishte përzgjedhur këtë vit si destinacion për vendet e Ballkanit Perëndimor. Aulona zbuloi se vendndodhjen nuk e kishte bërë publike pikërisht sepse asaj personalisht nuk i kishte pëlqyer destinacioni dhe nuk kishte dashur t’i jepte vëmendje.

Për ta argumentuar qëndrimin e saj, ajo solli si shembull edhe ndeshjet e futbollit, duke theksuar se pjesëmarrja në një aktivitet nuk nënkupton domosdoshmërisht mbështetje për vendin ku zhvillohet.

Ajo shprehu gjithashtu shpresën që në të ardhmen brendet ndërkombëtare të organizojnë aktivitete të tilla edhe në Kosovë.

Megjithatë, Dora Kryeziu nuk ndryshoi qëndrim. Ajo e vlerësoi sqarimin, por theksoi se personalisht nuk do të pranonte të udhëtonte në Serbi, pavarësisht rrethanave.

E mes mundësive profesionale dhe parimeve personale, debati mbetet i hapur: a do ta pranonit ju një ftesë luksoze në Serbi nga një brend ndërkombëtar?



Të ndryshme
Më shumë
Asnjë i viktimë nga Covid 19 , bie numri i të infektuarëve në Tetovë29 September 2021
Prokuroria nis shqyrtimin e dokumenteve për covid qendrën në Tetovë17 September 2021
Janevska: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e reformave të mëparshme 9 September 2026