ShowBiz
14 November 2026
Arlinda flet për pëlqimin ndaj Norës në BBVK 5: Nuk kishte nevojë të më tregonte se nuk ishte e interesuar

Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin e saj për banoren tjetër, Nora nuk ka shfaqur të njëjtat ndjenja, duke i bërë të ditur se dëshiron ta ketë vetëm shoqe.

Për këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia bënte të qartë mungesën e interesimit, pasi ajo e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.

“Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.

Kështu, ajo duket se e ka kuptuar qëndrimin e Norës, e cila dëshiron që raporti mes tyre të mbetet në kuadër të shoqërisë. 



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptarët për herë të parë me drejtor në BSP, ja kush do të jetë drejtor14 September 2020
Më 13 dhjetor protestohet në Shkup për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë 5 December 2025
Mickoski takoi Vuqiçin: “Mini-schengeni” s’duhet të shihet si alternativë për BE-në 3 August 2021