Nga Vendi
14 November 2026
Aksident i rëndë me dy viktima pranë tunelit të Murrizit, humb jetën shtetasja e Maqedonisë së Veriut

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete, informon Top Channel.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues B. O., rreth 42 vjeç dhe A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja e Maqedonisë së Veriut M. F (34 vjeç), pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 persona në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Të ndryshme
Më shumë
“Na këpute shpirtin Faton, ishe pike e djalit” – Leonora Jakupi e përlotur nga vdekja e mikut të saj 1 September 2021
Rihanna pozon me plot shkëlqim pranë pishinës 7 July 2021
Lista Studentore nuk ndryshon mendim: Kosova është pjesë e Serbisë!26 October 2026