Nga Vendi
15 November 2026
Digjen disa kosha të mbeturinave në Shkup, Gjorgjieski kërkon zbulimin e autorëve përmes kamerave të Safe Cityt

Disa kontejnerë u dogjën mbrëmë në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit dhe në bulevardin "Brigada Maqedonase-Kosovare", informoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski, i cili kërkoi një reagim të menjëhershëm nga Ministria e Brendshme dhe zbulimin e autorëve.

"I bëj thirrje Ministrisë së Brendshme që menjëherë të kontrollojë regjistrimet nga "Qyteti i Sigurt", të gjejë autorët dhe të hetojë nëse zjarrvënia është e organizuar dhe e motivuar politikisht. Kërkoj përgjegjësi!", njoftoi Gjorgjievski.

Ai vlerësoi se djegia e kontejnerëve është një sulm ndaj pronës së përbashkët të qytetarëve.

"Në kushtet kur blemë 3,300 kontejnerë të rinj dhe zgjidhëm problemin me mbeturinat, është e qartë se dikush nuk e do Shkupin dhe zhvillimin e qytetit. Ky është një sulm ndaj të gjithë banorëve të Shkupit dhe ndaj pronës së përbashkët, të paguar me paratë e tyre. Dhe nëse dikush mendon se kjo po më dëmton mua personalisht, po gënjen! Po dëmton qytetin, këta kontejnerë u blenë me paratë e banorëve të Shkupit!", deklaroi kryetari i Shkupit.

Gjorgjievski njoftoi se instalimi i 200 kamerave në qytet do të përfundojë së shpejti, gjë që duhet të mundësojë mbikëqyrje më të fortë dhe zbulim më të lehtë të rasteve të tilla.

"Nuk do të lejojmë askënd të luajë me qytetin. Nuk ka lojë me ligjet", tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
“Telefonata e vdekjes”, zbulohet arsyeja se pse Diana ishte në Paris natën kur vdiq22 June 2021
Mucunski: Rruga e Maqedonisë drejt BE-së duhet të bazohet në meritë, jo të rënduar nga historia dhe e kaluara 8 October 2026
Gostivar: Nusja ikën nga dasma e saj me dajën e burrit... 2 August 2021