Këngëtarja Leonora Jakupi ka treguar një detaj nga raporti i saj me nënën, duke zbuluar edhe çfarë i thotë bashkëshorti për këtë lidhje.
Në një intervistë të dhënë kohë më parë në emisionin “Canapé”, ajo ka rrëfyer se burri i saj shpesh i thotë se nuk ka parë njeri më të lidhur me nënën.
Leonora ka një raport shumë të afërt me të ëmën, e cila për shumë vite ka qenë edhe menaxhere e saj. Kjo lidhje ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së këngëtares, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.