Nga Vendi
15 November 2026
BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!

BDI ka reaguar ndaj akuzave të partisë VLEN lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” të Manastirit, duke i cilësuar ato si përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë nga Qeveria aktuale. BDI pretendon se vendimet që mundësuan hyrjen e Alta Bankës nga Beogradi në tregun maqedonas janë marrë gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.

Në reagimin e BDI-së thuhet se ata kishin paralajmëruar për rreziqet që, sipas tyre, lidhen me Alta Bankën dhe akuzon funksionarët e VLEN-it se kanë nënshkruar vendimet përkatëse.

“Ne i paralajmëruam para se Alta Banka të hynte në Maqedoninë e Veriut. Ua thamë publikisht se kjo bankë ka lidhje të dyshimta me të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’. Ata nuk deshën të dëgjojnë. Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe funksionarët e saj nga VLEN-i vrapuan t’ia hapnin dyert bankës së Vuçiqit.

Tani që po dalin në shesh dyshimet për prapavijën e kësaj pune, bëhen sikur kanë rënë nga hëna. Nuk dinë gjë, nuk kanë parë gjë, nuk kanë dëgjuar gjë. Vetëm se kanë harruar një gjë: nënshkrimet e tyre janë në dokumente!

Funksionarët e VMRO-së nga VLEN-i mund të bërtasin sa të duan, por nuk mund të jesh në qeveri kur ndahet kulaçi dhe të bëhesh opozitë kur vjen puna për të dhënë llogari.

Ju paralajmëruam. Ju e dinit. Ju i morët vendimet. Ju i vutë firmat. Tani mos kërkoni fajtorin në derë të huaj!

Alta Bankën nuk e solli era. Ia hapët derën ju! Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!”, thuhet në reagimin e BDI-së.



Të ndryshme
Më shumë
Janevska: Duhet të ketë barazim të racionit studentor me inflacionin 5 September 2025
Bilall Kasami voton në Tetovë15 July 2020
Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mblidhen nesër në Shkup15 September 2021