ShowBiz
15 November 2026
"E pafytyrë, lojtare e fëlliqur” - Arlinda harron pëlqimin ndaj Norës dhe debatojnë me tone të larta

Një tjetër debat i ashpër ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, këtë herë mes Likit dhe Norës.

Dy banorët janë përfshirë në një përplasje verbale, gjatë së cilës nuk kanë munguar akuzat dhe fjalët fyese ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë debatit, Liki iu drejtua Norës me ofendimet “e pafytyrë” dhe “lojtare e fëlliqtë”, duke e përshkallëzuar edhe më shumë situatën mes tyre.

Përplasja dëshmoi edhe një herë se raportet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të tensionuara, ndërsa mosmarrëveshjet po shndërrohen në debate të ashpra.

Këto përplasje po i shtohen dinamikave të shtëpisë, ku strategjitë e lojës, qëndrimet dhe raportet personale po ndikojnë vazhdimisht në marrëdhëniet mes konkurrentëve. 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti para Von der Leyen: Aktgjykimi i Speciales ka gabime faktike, historike dhe juridike 1 October 2026
Nafta sërish arrin në çmime rekord 9 September 2026
Zaev: S’ka arsye për të pranuar dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit 5 October 2021