Sport
16 November 2026
Agim Ademi thirrje yjeve shqiptarë: Nëse jo te Kosova, shkoni te Shqipëria

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë në diasporë që të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë.

Ai një intervistë të gjatë për “albinfo.ch”, ka treguar si po i bindin lojtarët që ta zgjedhin Kosovën, ndërsa është i sigurt se suksesi është çështje kohe.

Ndër të tjera, Ademi iu dërgoi mesazh yjeve të diasporës që të luajnë vetëm për Kosovën ose Shqipërinë.

“Çdo shqiptar duhet të luajë aty ku i rreh zemra. Natyrisht, ne dëshirojmë që futbollistët ta zgjedhin Kosovën, por nëse nuk vijnë te ne, le të luajnë për Shqipërinë”.

“Kemi dy kombëtare dhe shumë talente. Nuk ka arsye që këtë ta shohim si rivalitet negativ. Përkundrazi, është një pasuri e përbashkët”.

“Futbollistët që rriten në Zvicër apo Gjermani kanë mundësi të përfaqësojnë edhe vendet ku janë zhvilluar. Por është e rëndësishme që talentet shqiptare të kenë perspektivë edhe te Kosova dhe Shqipëria”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kosova nesër (e martë) do ta zhvillojë përballjen finale për Ligën e Kombeve ndaj Irlandës, ku me një pikë do ta siguronim play-offin për inkuadrim në Ligën A, si dhe vazon e dytë në shortin e kualifikuesve për “Euro 2028”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Endrit Thaçi detyrohet ta largojë maskën me logo të PDK-së gjatë votimit14 February 2021
Ligji i Gjuhëve mbetet në pritje, Kushtetuesja pa vendim për shkak të mungesës së gjyqtarit 1 May 2026
Kreu i OBSH: Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi!11 July 2020