Nga Vendi
17 November 2026
Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme!

Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se përplasjet brenda koalicionit qeverisës për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe mund të bëhen shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, gjithçka do të varet nga përllogaritjet politike të VMRO-DPMNE-së dhe nëse zgjedhjet në pranverë do t’i siguronin një mandat më të fuqishëm.

“Nëse përllogaritja shkon në favor të zgjedhjeve, kontesti për provimin e jurisprudencës lehtë mund të bëhet shkak për to”, deklaroi Arsovski për Press24.

Ai nuk përjashton mundësinë që përplasja të mbetet vetëm një debat politik për konsum elektoral.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti dënon sulmin në Washington, shpreh mbështetje të plotë për SHBA dhe vlerat demokratike27 April 2026
Arta Bajrami për Big Brother: Të gjithë kanë dëshirë të hyjnë, por nuk guxojnë23 September 2026
Osmani mandaton Kurtin për Qeverinë e re. Nis zyrtarisht faza e formimit të ekzekutivit11 February 2026