Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale në rastin e dytë, ku është dënuar Hashim Thaçi me 17 muaj burg.
Haradinaj ka kritikuar PDK-në duke thënë se nuk zgjidhen këto çështje me statusa e komente në ‘facebook’.
“Është demaskim i krejt asaj që këta po thojnë që kanë punu e kanë bo shumë. Nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente. E as me deklarimet që ke siguru fonde e strategji konfidenciale. Ne kemi nevojë për strategji transparente të bazuar në fakte dhe lobim edhe medial. Sai përket mediave duhet t’i falenderojmë të gjitha, vetëm mediat e kanë kryer detyrën. Të gjithë të tjerët janë nën nivelin e duhur”, ka thënë Haradinaj.