Sport
17 November 2026
Futbollisti kosovar vdes tragjikisht në Gjermani në moshën 24-vjeçare

Futbollisti kosovar, Enis Maqedonci ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe klubin e tij.

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin kosovar, pasi Enis Maqedonci ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën vetëm 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Lajmi për vdekjen e futbollistit është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Maqedonci, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Maqedonci ishte aktiv te klubi gjerman TuS Hügelsheim, ku ishte pjesë e futbollit lokal në Gjermani.

“Pusho në paqe, Enis!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të FFK-së.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta në një moshë kaq të re është një humbje e rëndë për familjen dhe të afërmit e tij. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Autobusët me kapacitete të përgjysmuar, aeroportet me kritere të rrepta24 June 2020
Video/ Kryeministri i Izraelit bën vaksinën kundër COVID-1919 December 2020
“Fitoj 12 herë më shumë se burri”, flet 34-vjeçarja që e la punën si mësuese për t’u bërë modele20 August 2021