ShowBiz
26 August 2020
Alesia Bami mahnit edhe pa makiazh

Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar.

Çdo deklaratë që bën në rrjetet sociale apo televizion, menjëherë merr vëmendjen e të gjithëve.

Por jo vetëm kaq, ajo është edhe mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit foto.

Pak ditë më parë, Alesia ka postuar një fotografi paksa ndryshe nga herët e tjera. Teksa jemi mësuar që ta shohim në ekran apo në imazhet e publikuara në Instagram të kuruar në çdo detaj, kësaj radhe ajo është shfaqur pa makiazh në fytyrë.

Në foton në fjalë, moderatorja shfaqet teksa lahet në det dhe ka vendosur që ta postojë në Instagram pa e ndryshuar fare, pasi nuk ka nevojë as për filtra.

Ajo ka marrë shumë komplimente nga fansat e saj, të cilët i shkruajnë se ngjan yll edhe kështu pa grim në fytyrë.

 

  •  


Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Vijojnë bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re 7 August 2020
Zuckerberg thotë se Facebook nuk ‘do të ndryshojë’ në përgjigje të një bojkoti nga më shumë se 500 reklamues mbi politikat e ndërmarrjes për fjalën e urrejtjes 2 July 2020
Tenton të fusë vezët në inkubator, pitoni kafshon kujdestarin e kopshtit zoologjik24 June 2021