Nga Vendi
18 November 2026
Eurostat: Rreth 10% e studentëve në Maqedoni janë shtetas të huaj

Pothuajse çdo i dhjeti student në Maqedoni është nga jashtë, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostatit për vitin 2024. Nga gjithsej 58 334 studentë në vend, 5 807 janë shtetas të huaj, që paraqet rreth 10 për qind nga popullata studentore.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja e studentëve të huaj në Maqedoni është mbi mesataren e Unionit Evropian, ku në vitin 2024 studentët nga jashtë përbënin 8,7 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve.

Në nivel të BE-së, vitin e kaluar institucionet e arsimit të lartë kanë studiuar 1,65 milionë studentë të huaj. Prej tyre, rreth 514.590 kanë ardhur nga vende të tjera anëtare të Unionit, ndërsa 1,14 milionë ishin nga vende jashtë BE-së.

Numri i studentëve nga jashtë në universitetet në BE rritet çdo vit që prej vitit 2016 (1,2 miliona), kur ka filluar mbledhja e këtyre të dhënave, me ç’rast në vitin 2023 tejkaloi 1,5 milionë. Në periudhën mes vitit 2023 dhe 2024, është vërejtur rritje shtesë prej 4,0%, tregojnë të dhënat e Eurostatit.



Të ndryshme
Më shumë
“Formacioni i Vitit 2025” Një ndërthurje mes Kundërshtarësh15 December 2025
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit16 June 2021
Spasovski: Sot 4.471 policëve do t’u paguhen pagat bonus16 June 2021