Edhe pse “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar prej muajsh, duket se përplasjet mes ish-banorëve vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.
Së fundmi, Rogerti ka rikthyer në vëmendje rivalitetin e dikurshëm me Shëndritin, përmes një postimi ironik në rrjetet sociale.
Rogerti ka publikuar një fotografi të realizuar me inteligjencë artificiale, ku Shëndriti paraqitet me trupin e një maceje, ndërsa pranë tij shfaqet Selina, fituesja e edicionit të pestë.
“Macja u gjet në Dubai!”, shkruhet në fotografi, ndërsa Rogerti e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Macja u gjet, moj Gringaaaa!”.
Postimi përfshin edhe referenca ndaj këngës “Ala Ya Dubai”, si dhe ndaj pretendimit të Rogertit për një marrëveshje lidhur me ndarjen e një pjese të çmimit të madh.
Por, kjo ironi nuk ka kaluar pa një përgjigje nga Shëndriti.
Ish-banori ka shpërndarë postimin e Rogertit në InstaStory, duke reaguar shkurt dhe drejtpërdrejt.
“Na hape barkun!”, ka shkruar fillimisht ai, për të shtuar më pas në anglisht: “Go get a life!”, që në shqip nënkupton “Gjej një jetë!”.
Kujtojmë se Rogerti dhe Shëndriti kanë pasur përplasje gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 5”, ndërsa raporti i tyre ka vazhduar të jetë i tensionuar edhe pas përfundimit të spektaklit.
Me këtë shkëmbim të fundit, duket se debatet dhe thumbimet e dikurshme mes tyre ende nuk kanë marrë fund.
