ShowBiz
18 November 2026
“Ti je zhgl, kategori e ulët”, tensionet mes Nichit dhe Fuegos nuk kanë të ndalur – përplasen sërish duke ofenduar njëri-tjetrin

Nichi dhe Fuego, siç duket, ende nuk i kanë lënë pas diskutimet e tensionuara, teksa edhe gjatë ditës së sotme kanë shkëmbyer ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Në një video të publikuar, është kapur një debat i shkurtër mes dy reperëve, ku Nichi e pyet Fuegon nëse mendon se është i kulturuar, ndërsa përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje vendos ta japë edhe vetë.

“0, ti minus 0, ti king ma njeri zhgl se ti këtu edhe se qekjo, nuk ka. Kategori e ulët e dobët”, i tha Nichi, Fuegos.

Megjithatë, Fuego nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre ofendimeve dhe vendosi t'ia kthente me të njëjtën monedhë.

“Ti nuk je kërkushi me i kallxu kulturë dikujt”, u shpreh Fuego.

Por reperi nuk u ndal me kaq, pasi gjatë debatit i përmendi Nichit edhe incidentin e bujshëm në banjo, i cili trazoi dje shtëpinë.

“Ti je pervers, ti je pervers”, vazhdoi Fuego kundrejt Nichit.

Kështu, përplasjet mes dy banorëve duket se po vazhdojnë, ndërsa tensionet mes tyre mbeten të larta. 



Të ndryshme
Më shumë
Rusia i reagon Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Deklaratë e pacipë, minon stabilitetin në rajon11 October 2021
G7 nxjerr në treg 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet 3 October 2026
Sela: Arsimtarët shqiptarë në Krushevë janë heronjtë që ruajtën gjuhën dhe identitetin kombëtar10 October 2025