Jona dhe Nichi kanë zhvilluar një diskutim lidhur me Kledjën, gjatë të cilit Jona i sugjeroi reperit se do të ndryshonte mendim për të nëse do të merrte vesh një informacion të caktuar.
Gjatë diskutimit të djeshëm, Jona pretendoi se kishte një informacion për Kledjën, të cilin nuk mund ta ndante brenda, për shkak të rregullave.
Ajo po përpiqej t’i tregonte Nichit diçka lidhur me Kledjën, ndërsa reperi këmbëngulte të dinte se për çfarë bëhej fjalë.
“Unë besoj që ti ki me kanë ai që ki me ndërru mendim për të. S’je tu kuptu ku po du me dalë. E merr veshë jashtë. Se as ty jashtë nuk të kish lind pëlqimi”.
“Janë do sene që shumë kisha pas qejf me t’i thënë, ama smuj me t’i thënë… është informatë nga jashtë”,vazhdoi Jona.
Më pas, Nichi e pyeti Jonën nëse Kledja ishte në një lidhje jashtë, por Jona e mohoi një gjë të tillë.